Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Enti rregullator miraton çmimet e reja, furrat e bukës do të blejnë 9.5 lekë kilovatin

18:17, 15/04/2024
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Enti rregullator i energjisë ka miratuar çmimet e reja me të cilat do të blejnë energjinë subjektet e licensuara si furra buke dhe prodhim ëmblësirash.

Pas mbledhjes së bordit këtë të hënë është bëre me dije se këto subjekte do të blejnë energjinë me 9.5 lekë për kilovat orë, ndrësa subjektet që janë vetëm furrë buke me 7.6 lekë për kilovat orë. Sa i takon furrave që janë dhe pastiçeri ashtu bar-kafe, çmimi i energjisë propozohet të jetë 12 lekë/kilovati. Kjo pritet te sjelle shtrentjim te produketev per konsumatoret

OSHEE kishte propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës që operojnë edhe si pastiçeri apo bar-kafe që në fund të vitit të kaluar dhe sipas arsyetimit të dhënë nga kreu i OSHE-së, Enea Karakaçi, janë vërejtur abuzime nga kjo kategori biznesi dhe për këtë arsye duhej të bëhet një ndërhyrje në mënyrën sesi lloje të ndryshme furrash, do të kategorizohen dhe më pas faturohen.

 “Ka pasur disa problematika dhe diskutime me përfaqësuesit e shoqatës sepse tipologjia e biznesit ka ndryshuar, nuk prodhohet vetëm bukë por janë zgjeruar dhe kanë shërbim më të gjerë deri tek bar-kafe.

Gjatë disa viteve ka pasur, disa tentativa por nuk është gjetur dakordësia për alternativat e propozuara si për ndarjen me dy matësa apo me dy NIPT-e apo ambiente specifike. Kemi bërë një lloj tipologjie dhe sot vijmë me një propozim që ka ka tre çmime:

7.6 lekë/këh që është vetëm për subjektet që kanë veç furrë buke. 

Çmim 9.5 leke që është për furra buke dhe aktivitete më të integruara si pastiçeri apo produkteve të tjera të brumit dhe 12 lekë/këh që është për ambiente që kanë dhe bar kafe.

Gjithë elementët janë dakordësuar me shoqatën. Jemi në situatën që do çojmë në ERE dakordësinë për tre çmimet dhe mendojmë kjo do japë një zgjidhje të përhershme për furrat e bukës”, deklaroi në takimin e mëparshëm kreu i OSHEE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco