Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Banorët e fshatrave në Mirditë në protestë, Melyshi: Qeveria ti japë zgjidhje banorëve

18:08, 15/04/2024
A+ Aa A-

Qeveria i fton të kthehen në fshat dhe të investojnë në kullat shekullore që t’i kthejnë në bujtina, por nga ana tjetër i privon nga aksesi në Rrugën e Kombit. Të vendosur përballë këtij fakti banorët e fshatrave Shtrungaj dhe Bisakë në Mirditë, kanë dalë në protestë për të kërkuar akses në rrugën e Kombit.

Në kushtet aktuale për të hyrë në rrugën e kombit banorët e këtyre fshatrave duhet të bëjnë deri në 10 kilometra në rrugë rurale për të shkuar deri në Fan ose ne Orosh. Ata kërkojnë nga ARRSH tu mundësohet hyra në autostradë, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e qarkullimit në këtë aks.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe Kreu I Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili kërkoi qeverisë të marrë parasysh kërkesat e banorëve.

Me të njëjtën problematike përballen banorët e shumë fshatrave në Mirditë, teksa janë njoftuar edhe protesta të tjera nëse institucionet nuk vihen në lëvizje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco