Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Lozhani i Maliqit, i shpopulluar! Dikur zonë minerale, sot fshat pa “frymë”

15:39, 15/04/2024
A+ Aa A-

Lozhani i Maliqit, dikur një zonë minerare, sot një fshat i braktisur. Realitet i trishtë prej shpopullimit është në këtë fshat, ku shtëpitë e kyçura dhe rrugët e zbrazta, tregojnë pasojat dramatike të largimit masiv të banorëve drejt zonave urbane apo dhe në emigrim. Të mbetur ende, të moshuarit, thonë se jeta në Lozhan është vështirësuar për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën.

Shumë banesa sot janë të kyçura…

Rrugët e fshatit janë thuajse të zbrzata, ndërsa ata pak njerëz që ende frymojnë në këtë zonë, janë kryesisht të moshuarit.

Emigrimi ka qenë zgjidhja e vetme e mbijetesës por edhe e largimit nga një zonë, që nuk të ofronte asnjë mundësi tjetër për mirëqënie.

Aktualisht, blegtoria është e vetmja ekonomi familjare për të mbeturit ende në Lozhan.

Në marketet e fshatit, blerësit janë të rrallë, aq sa shitësit thonë se shumë produkte arrijnë datën e skadencës përpara se të shkojnë blerësit.

Rrua e re që është duke u rindërtuar, është shpresë se në të ardhmen në fshat mund të kthehen emigrantët për të investuar në agro turizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco