Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bashkia e Tiranës: Ja si duhet ti merrni abonetë për qershorin

Bashkia e Tiranës: Ja si duhet ti merrni abonetë për qershorin

13:52, 27/05/2017
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës, ka njoftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të cilët përdorin transportin urban, që të bëjnë kujdes kur të pajisen me abonetë e reja, pasi ato kanë ndryshuar,.

Sipas njoftimit të bashkisë, ndryshimi i aboneve është bërë për shmangjen e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.

Ja njoftimi i Bashkisë:

Lidhur me shpërndarjen e kartelave të pajtimit (abone) për muajin qershor 2017, Bashkia e Tiranës dëshiron të njoftojë qytetarët e saj, përdorues të shërbimit të transportit publik qytetës, si më poshtë:

Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.

Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme aboneja.

Njoftojmë qytetarët se çdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsideruar këto njoftime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco