Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

800 urgjenca në spitalin 'Shefqet Ndroqi', Bala: Nuk ka mbetur asnjë i sëmurë pa marrë shërbim

800 urgjenca në spitalin 'Shefqet Ndroqi', Bala: Nuk ka mbetur asnjë i sëmurë pa marrë shërbim

14:23, 15/04/2024
A+ Aa A-

Në Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi” janë përballuar 800 urgjenca, që pas transferimit të shërbimit të Urgjencës në këtë spital si pasojë e zjarrit të rënë në shkurt të këtij viti në Urgjencën e QSUNT.

Në fjalën e saj në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala theksoi sot se asnjë i sëmurë nga Tropoja, në Sarandë, i paraqitur në këtë spital, nuk ka mbetur pa marrë shërbimin”.

“Bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas zjarrit të rënën në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” krijuam një urgjencë polivalente duke pasur pjesë të stafit tonë mjekë dhe infermierë të QSUT-së, të cilët bashkë me pneumologët, hemodinamistët, përballuan dhe përballojmë fluksin e urgjencave që kryesisht në specifikën më të madhe janë raste kardiologjike, të cilat kanë nevojë për shërbim urgjent të pacientëve me koronare”, nënvizoi Bala.

Bala u shpreh se “70-80% të urgjencave janë stemi dhe non-stemi nga pacientët që paraqiten. Ndërsa pacientët me sëmundje të brendshme përpunohen tek ne që të mos enden poshtë e lart dhe pacientët që janë për t’u shtruar në QSUNT shkojnë e shtrohen në pavijonet e QSUNT dhe ndiqen nga stafet e specializuara”.

“Ndërkohë që u jepet ndihma emergjente në reanimacionin tonë qendror rasteve ekstreme që nuk preferojnë për t’i lëvizur nga “Shefqet Ndroqi” në QSUNT, por shtrohen tek ne dhe u jepet ndihma tek ne”, tha Bala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco