Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Parashikimi/ Temperaturat do arrijnë deri në 33 gradë Celsius

Parashikimi/ Temperaturat do arrijnë deri në 33 gradë Celsius

08:08, 14/04/2024
A+ Aa A-

Sipas MeteoAlb, orët e paradites së sotme, vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco