SYRI TV/ Kukës, banorët e fshatit Shtiqën në protestë, ja çfarë kërkojnë

16:45, 13/04/2024
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Shtiqën në Kukës kanë protestuar në lidhje me bllokimin e fshatit të tyre nga ndërtimi i një rruge të rë që lidh aeroportin me autostradën. Banorët kërkojnë ndërtimin e një  nënkalimi pasi rruga e re u rrezikon jetën e fëmijëve për të shkuar në shkollë që ndodhet në anën tjetër.

Nga Syri TV

Këtë të shtunë është zhvilluar një protestë nga banorët e fshatit Shtiqen, me qëllim plotësimin e disa kërkesave që sipas tyre janë cënuar nga punimet e rrugës së re që lidhet me aeroportin

Banoret kërkojne një nën-kalim me qëllim kalimin e fëmijëve për të ikur në shkollë si dhe shpronësimet e tokave që janë prekur nga ndërtimi i rrugës.

Inxhineri i firmës gjatë një komunikimi me banorët,tregoi për parametrat e rrugës, por nuk tregoi nëse do të ndërtohet një nënkalim sipas kërkesës së banorëve.

Gjate kohës që banoreët ishin mbledhur në shenje proteste, automjetet e firmës kanë ndërprerë punën deri në gjetjen e zgjidhjen e problemit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco