SYRI TV/ Shtohen vatrat e antraksit në Gjirokastër, veterineri: 12 vatra aktive në qark

14:33, 13/04/2024
A+ Aa A-

Po shtohen vatrat e sëmundjes së antraksit në qarkun e Gjirokastrës, që prek bagëtitë e imta, ku një vatër e re është shënuar këtë vit. Specialisti i Shërbimit Veterinar ngriti alarmin se sëmundja mund te transferohet tek konsumatoret duke u shkaktuar probleme shëndetësore nëse konsumojnë mishin e këtyre bagëtive të pavaksinuara.

Nga SYRI TV

Është regjistruar një vatër e re e sëmundjes së antraksit në qarkun e Gjirokastrës, e njohur ndryshe si sëmundja e plasjes që prek bagëtitë e imta. Rasti i ri për këtë vit është shënuar në Asim Zeneli, ku disa gjedhë u groposën për shkak të infektimit nga kjo sëmundje.

Në të gjithë qarkun, sipas specialistit të Shërbimit Veterinar, Krenar Veliu, në Gjirokastër, në të gjithë qarkun, janë aktive 12 vatra, që mund të shpërthejnë në çdo moment. Ai u bëri thirrje konsumatorëve që të kenë kujdes, pasi konsumi i mishit të bagëtive të pavaksinuara rrezikon që sëmundja të transmetohet tek njerëzit.

Bagëtitë e imta, delet dhe dhitë në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacili i plasjes, mikrob i cili qëndron aktiv 40 vjet që nga momenti fillestar që nuk është eliminuar. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco