SYRI TV/ Gjergjani i Elbasanit s`ka rrugë, banorët: Nuk shkojnë dot fëmijët në shkollë

14:07, 07/04/2024
A+ Aa A-

Fshati Gjergjan në Elbasan prej vitesh pret që bashkia t`i asfaltojë një segment rruge, që u mundëson banorëve të dalin në qytet. Rruga krjetësisht e amortizuar ka ndikuar jo pak në kushtet social-ekonomike të banorëve.

Mungesa e investimit në këtë rrugë rurale, ka vështirësuar jo pak jetesën e banorëve të këtij fshati.

Banoret shprehen se vështirësitë më të mëdha i hasin fëmijët të cilët në periudhën e dimrit shkojnë në shkollë të lagur nga gropat e shumta me ujë që krijohen në këtë rrugë.

Vështirësi rruga ka shkaktuar edhe për fermerët.

Mungesa e investimeve është një nga arsyet pse shumë banorë kanë braktisur fshatin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco