'Po falimentojmë', blegtorët nisin protestat

'Po falimentojmë', blegtorët nisin protestat

11:22, 07/04/2024
A+ Aa A-

Një protestë e blegtorëve pritet të zhvillohet mesditën e së hënës në afërsi të rrethrrotullimit Savër, në autostradën Lushnje-Fier.

Protesta e blegtorëve ka të bëjë me problemet që po hasin blegtorët dhe fermat, si dhe dëmin që po iu shkaktohet prodhuesve të qumështit.

Organizatorët e protestën kanë njoftuar autoritetet policore për marrjen e masave, ndërsa njoftojnë se protesta do të zgjasë nga ora 12:00 e së hënës deri në 16:00.

Prej kohësh blegtorët dhe fermerët po përballen me problem të shumta, ndërsa niveli i subvencioneve ose është në nivele qesharake, ose 0 lekë. Kjo ka bërë që shumë blegtorë ose fermerë të falimentojnë, ndërsa kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhët.  

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco