‘Kanë shitur veshkën për të ardhur në Korçë si klandestinë’, eksperti: Duhen masa urgjente

‘Kanë shitur veshkën për të ardhur në Korçë si klandestinë’, eksperti: Duhen masa urgjente

22:51, 02/04/2024
A+ Aa A-

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në emisionin Now në Euronews Albania se aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë tregoi problematikën e madhe që ekziston me emigrantët e paligjshëm.

Sipas tij, këta njerëz që ikin të dëshpëruar nga zona lufte apo diktatura kanë shitur organet e tyre për të siguruar paratë që do ua japin trafikantëve për të mbërritur në vende të BE.

 “Ky fenomen është një problematikë e jashtëzakonshme që doli sot pa dashje me këtë aksident tragjik. Problemi i madh është, përveç dhimbjes së madhe, po të shkojmë sot të shohim dramën e Lindjes së mesme, po të shkojnë sot t’i kontrollojnë ata emigrantët e shkretë janë me një veshkë se një e kanë shitur për të ardhur këtu.

Janë njerëz që arratisen nga bombardimet, nga diktaturat, ata janë të gjithë me më pak organe në trup dhe kjo e bën problematikën më të madhe se kemi të bëjmë me grupe trafikimi.

Problemi më i madh është se ky është një hall i madh që do vijë duke u rritur, duke parë situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht tani kur pritet të zmadhohet përplasja Izrael-Hamas, bombardimet në Damsak nga Izraeli, Irani do hakmerret.

Zgjerimi i konfliktit duhet të bëjë që të merren masa urgjente se nuk vijnë vetëm hallexhinj, por edhe kontigjente që mund të na destabilizojnë gjeopolitikisht”, tha Osmani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco