Ndërtim, bujqësi, peshkim, transport/ 40 mijë emigrantë shqiptarë kanë hapur bizneset e tyre në Itali

Ndërtim, bujqësi, peshkim, transport/ 40 mijë emigrantë shqiptarë kanë hapur bizneset e tyre në Itali

17:22, 02/04/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Dhoma Italiane e Tregtisë e Ministria e Punës e Çështjeve sociale ka publikuar të dhënat vjetore 2023 ku dokumentohet se janë 39 375 sipërmarrës emigrantë shqiptarë që kontribuojnë në ekonominë italiane.

Raporti i Ministrisë Italiane ka analizuar ato sipërmarrje ku titullari i tyre është emigrant në Itali e regjistri i Dhomës së Tregtisë ka dokumentuar se janë rreth 660 mijë biznese të tilla aktive. 522 mijë prej tyre janë hapur nga emigrantë ekstra komunitarë, pra me origjinë nga vende jo anëtare të BE. 

Sipërmarrësit shqiptarë renditën të katërtit në numër pas sipërmarrësve emigrantë marokenë që janë mbi 57 mijë, rumunë rreth 53 mijë e kinezë mbi 52 mijë.

Rreth 20.6% e sipërmarrjeve shqiptare në Itali, operojnë në sektorin e ndërtimit, 8.5 % në blegtori e peshkim dhe 8.3% në sektorin e magazinimit e transportit.

Image

37.3% e bizneseve të tyre janë pozicionuar në provincën e Savonës, 32% në atë të Pisotia dhe 26.2% në provincën e Astit.

Bizneset shqiptare kanë shënuar një rritje vit pas viti në Itali e këtij numri të publikuar së fundmi duhet t'i shtohen dhe kompani e sipërmarrje ku shqiptarët janë ortakë me të tjerë.

Në krahasim me një vit më parë, numri i sipërmarrësve emigrantë në Itali është rritur me 2% e dhënë që konsolidon trendin e rritjes së pesëvjeçarit të fundit e ndryshe nga ç’ndodh me sipërmarrjet autoktone që janë reduktuar më 3%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco