Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë: Ministria, asnjë aktivitet për autorët e librat

14:25, 02/04/2024
A+ Aa A-

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ka programuar asnjë aktivitet për autorët që shkruajnë për të vegjlit e as për fëmijët që lexojnë.

 

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, 2 prill, në vende të tjera të botës është një festë ku nuk mungojnë aktivitete të ndryshme, si dhe vlerësime për autorët që shkruajnë për fëmijë.

Në këtë ditë, ku natyrshëm na vijnë ndërmend shkrimtarë të letërsisë shqipe dhe të huaj, që kanë lënë gjurmë në fëmijëri, Ministria e Ekonomisë,  Kulturës dhe Inovacionit nuk ka njoftuar asnjë organizim zyrtar. 

E në fakt ajo që vihet re nga viti në vit e që shpesh  autorët shqiptarë e sjellin në vëmendje janë problemet e shumta, që has libri për fëmijë si dhe mungesa e ndihmës për shkrimtarët. 

Interesi i fëmijëve dhe i prindërve,  të cilët duan që të vegjlit e tyre të rriten në frymë leximesh vijon të jetë i lartë e megjithatë vazhdon të ketë mugesë hapësirash për të mbajtur takime letrare e për të aktivizuar fëmijët në lexime e njohje autorësh. 

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë  është një ditë ndërgjegjësuese, për t’u drejtuar te librat e  leximi. Librat u japin fëmijëve një ndjenjë ikjeje nga realiteti dhe i lejojnë ata të zbulojnë histori, të jetojnë me karaktere të ndryshme dhe të zbulojnë botë të tjera përmes imagjinatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco