VIDEO-SYRI TV/ Rritet numri i të prekurve nga sëmundjet renale, diabeti e hipertensioni, ‘armiqtë’ e veshkave

16:23, 13/03/2024
A+ Aa A-

Pacientët që vuajnë nga sëmundje të veshkave po shtohen gjithnjë e më shumë. Specialistët tregojnë se në Shqipëri, 1 në 7 të rritur kanë probleme të veshkave, ndërsa këto sëmundje prekin 1 në 10 persona. Në një intervistë për SYRI TV, mjekja Nefrologe Marsida Duli, analizon faktorët që çojnë drejt sëmundjeve renale, ndërsa jep edhe sugjerime për stilin e jetesës.

Nga Fiona Çela-SYRI TV

Numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave po shkon drejt rritjes. Referuar statistikave, në Shqipëri 1 në 7 persona në moshë adulte janë të prekur nga Sëmundja Kronike e Veshkave, e cila nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprurëse. Mjekja Nefrologe Marsida Duli, në një intervistë për SYRI TV, rendit disa faktorë që ndikojnë në sëmundjet renale.

Sipas specialistëve, diabeti dhe hipertensioni janë armiqtë më të mëdhenj të veshkave. Por sëmundja mund të avancojë nëse nuk trajtohet në kohë, ndaj thirrja e kryesore e mjekëve shkon për sensibilizim të qytetarëve, që të mos neglizhojnë kontrollet shëndetësore.

Mjekja nefrologe Marsida Duli jep sugjerime për stilin e jetesës, për personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria nga sëmundjet renale kronike rritet çdo vit, e nëse vijohet me këto ritme, në vitin 2040 do të jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco