Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman, Bujar Spahiu drejt rikonfirmimit

Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman, Bujar Spahiu drejt rikonfirmimit

10:37, 02/03/2024
A+ Aa A-

Sot, më 2 mars, në ambientet e Medresesë së Tiranës, po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zgjedhje këto që zhvillohen sipas statutit të këtij institucioni, në përfundim të mandatit 5-vjeçar të kryetarit.

Në garë për kreun e myslimanëve shqiptarë janë tre kandidatura: H. Bujar Spahiu, kreu aktual, i cili kërkon një mandat të dytë; Eduart Shefkiu, administrator i myftinisë Durrës dhe Emirjon Vathja, aktualisht myfti i Beratit. 

Kreu i KMSH zgjidhet nga Këshilli i Përgjithshëm, që përbëhet nga rreth 100 delegatë nga e gjithë Shqipëria, të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të zonave të tyre. 

Spahiu është kandidati favorit i këtyre zgjedhjeve dhe pritet të rikonfirmohet edhe për një mandat në komunitetin më të madh fetar në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco