Shifra alarmante, obeziteti në botë tejkalon mbi 1 miliardë njerëz

Shifra alarmante, obeziteti në botë tejkalon mbi 1 miliardë njerëz

16:27, 01/03/2024
A+ Aa A-

Numri i njerëzve obezë në mbarë botën ka kaluar një miliard, sipas analizave globale. Hulumtimi i publikuar nga revista Lancet tregon se 879 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë ishin obezë në vitin 2022 – viti më i fundit i përfshirë në analizë.

“Epidemia” po godet veçanërisht vendet e varfra dhe shkalla po rritet tek fëmijët dhe adoleshentët se tek të rriturit, sipas studimit të kryer me OBSH. Studiuesit analizuan matjet e peshës dhe gjatësisë së më shumë se 220 milionë njerëzve në më shumë se 190 vende për të arritur vlerësimet.

Ata vlerësuan se 504 milionë gra të rritura dhe 374 milionë burra ishin obezë në vitin 2022. Studimi tha se shkalla e obezitetit ishte pothuajse trefishuar për burrat (14 përqind) që nga viti 1990 dhe më shumë se dyfishuar për gratë (18.5 përqind).

Rreth 159 milionë fëmijë dhe adoleshentë jetonin me obezitet në vitin 2022, sipas studimit, nga rreth 31 milionë në 1990.

Mjekët e dinin se numrat e obezitetit po rriteshin me shpejtësi, por kjo shifër ishte pritur diku rreth vitit 2030. Profesor Majid Ezzati, i “Imperial College London”, tha:

“Është shumë shqetësuese që epidemia e obezitetit që ishte evidente tek të rriturit në pjesën më të madhe të botës në vitin 1990, tani pasqyrohet te fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore.“Në të njëjtën kohë, qindra milionë janë ende të prekur nga kequshqyerja, veçanërisht në disa nga pjesët më të varfra të botës.

Francesco Branca, drejtoesha e të ushqyerit në OBSH, tha se rritja përtej një miliard njerëzish ka ardhur “shumë më herët nga sa është parashikuar”. Sëmundja kronike shoqërohet me një rrezik më të madh të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe disa lloje kanceri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco