Rikthehet bora në zonat e thella malore të qarkut të Korçës

Rikthehet bora në zonat e thella malore të qarkut të Korçës

11:12, 01/03/2024
A+ Aa A-

Në zonat malore të qarkut të Korës janë rikthyer reshjet e borës. Më së shumti borë ka pasur në lartësitë mbi 1400m kryesisht në majë të “Bigllës” ku trashësia ka shkuar në 5 cm si dhe në aksin rrugor Shtyllë – Mashkullore.

Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, kjo e për shkak të temperaturave të cilat shkojnë deri në 7 gradë celsius.

Burime zyrtare thanë se nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike edhe në kushte kur mbrëmjen e djeshme ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar me erëra të forta.

Probleme ka pasur vetëm në një lagje të qytetit të Pogradecit, energji elektrike e rikthyer ditën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco