Rritet infertiliteti te meshkujt, mjekja: Shkak alkooli

Rritet infertiliteti te meshkujt, mjekja: Shkak alkooli

18:52, 29/02/2024
A+ Aa A-

Shqipëria po njeh çdo vit ulje të numrit të bebeve që vijnë në jetë. Arsyet janë të ndryshme, e një ndër to është infertilitetit, ku çiftet nuk arrijnë dot të krijojnë një shtatzëni. Organizata botërore e shëndetësisë ka bërë me dije se 1 në 6 persona preken nga infertiliteti gjatë jetës së tyre. Si burrat  dhe gratë janë njëlloj të rrezikuar nga infertiliteti, por së fundmi është vërejtur një rritje e problemit tek  djemtë.

“Nëse do të bëj raportin e infertilitetit mes grave dhe burrave, janë femrat ato që zënë përqindjen më të madhe. Por sot në të gjithë botën jo vetëm në Shqipëri është rritur përqindja dhe e djemve apo burrave të cilët janë infertilë. Futen edhe të rinjtë. Mosha 27 vjeç, unë i kam edhe në punën time që edhe në këtë moshë kaq të re kanë qenë infertile”, -tha Lindita Myzeri, mjeke gjinekologe.

Shkaqet që çojnë në infertilitet janë të shumta, por ato e kanë zanafillën tek stili i jetesës. “Ka të bëjë jashtëzakonisht shumë mënyra e jetesës. E di çfarë do të fusja tek mënyra e jetesës, jo vetëm fakti që si ushqehemi që ushqimi është baza, jo vetëm çështje ekonomike, por edhe mënyra e jetesës dhe jeta sociale dhe ndërrimi i partnerëve, përdorimi i alkoolit, drogave. Pra të gjitha këto janë faktor që kanë ndikuar goxha në rritjen e infertilitetit dhe tek burrat”, -shtoi Myzyri.

Sipas ekspertëve njeriu mund të vuajë nga infertiliteti apo steriliteti, njëlloj si sëmundjet e tjera. Raportet tregojnë se 1 në 20 meshkuj kanë nivel të ulët të spermatozoideve, ndërsa 1 në 100 janë steril, duke e bërë kështu të pamundur sjelljen e një fëmije në jetë.  Hulumtimet tregojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë njerëz jetojnë me infertilitet në mbarë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco