SYRI TV/ Mungon Metadoni për përdoruesit e drogës: Do t'i rikthehemi përdorimit të heroinës

12:59, 29/02/2024
A+ Aa A-

Prej javësh në Durrës, por edhe në rrethe të tjera të vendit, qindra ish-përdorues të lëndëve narkotike nuk po kurohen me metadon. Shkak është bërë mungesa e Metadonit, i cili shpërndahet nga Ministria e Shëndetësisë. Të rinjtë, paralajmërojnë se do t`u rikthehen përdorimit të lëndëve narkotike, nëse nuk gjejnë metadon.

Nga SYRI TV

Qindra ish-përdorues të lëndëve narkotike në Durrës, rrezikojnë t`i rikthehen përdorimit të lëndëve narkotike, për shkak të mungesës së metadonit.

Këta të rinj, paraqiten çdo ditë pranë spitalit në Durrës, për të marrë dozën e metadonit, por prej javësh ky medikament mungon.

Në kushte të tilla, këta të rinj paralajmërojnë se mund të rikthehen te përdorimi i lëndëve narkotike apo dhe kryerja e veprave penale, për të siguruar para, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike.

Në Durrës janë rreth 200 persona që trajtohen me metadon, të cilët prej disa ditësh nuk e marrin këtë medikament. Nga spitali i Durrësit deri më tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me mungesën e metadonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco