SYRI TV/ Familja në kushte ekstreme në Gjirokastër, Sheqere Zani apelon: Kërkojmë ndihmë!

12:54, 29/02/2024
A+ Aa A-

Tre pjesëtarë të familjes Zani në Gërhot të Gjirokastrës, jetojnë në kushte ekstreme. Banesa e tyre, një godinë e ndërtuar rreth 100 vjet më parë, është drejt rrënimit. Shiu dhe i ftohti, janë kthyer në makth për familjen, e cila apelon për ndihmë.

Nga SYRI TV

Çfarë bie jashtë futet brenda në shtëpi. Në këtë ndërtesë, gati të rrënuar në Gjirokastër, shprehja merr kuptimin e plotë të saj.  Për fat të keq, kjo shtëpi e rrënuar shërben si strehë edhe për familjen Zani, e cila ka tre pjesëtar.

Kryefamiljarja Sheqere Zani, shprehet jetesa në të është bërë e papërballueshme, ndërsa ata nuk kanë mundësi të gjejnë një strehë tjetër për të jetuar.

Banesa është ndërtuar rreth viteve 1930, ndërsa familja që banon aty ende, shprhet se lagështira, i ftohti dhe kushtet e papërshtatshme, po u sjellin probleme në shëndet.

Emergjencat Civile të bashkisë  kanë inspektuar godinën dhe kanë konstatuar se është tërësisht e papërshtatshme për banim për shkak të lagështisë në masën 70% dhe dëmtimit të çatisë por askush nuk ka ndërhyrë për t’i sistemuar në një ambient tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco