SYRI TV/ Bie 'Kadastra online' në Elbasan, qytetarët prej një jave pa shërbim

14:49, 28/02/2024
A+ Aa A-

Qytetarët e Elbasanit prej një jave nuk aplikojnë dot online për të marrë shërbime në Kadastër. Në zyrat noteriale u thuhet se nuk funksionon sistemi, ndërsa në zyrat e Kadastrës nuk marrin përgjigje për problemin. Kjo situatë po i penalizon në shitjen dhe blerjen e pronave apo dhe për veprime të tjera, ku nevojiten dokumente pronësie.

Nga SYRI TV

Prej të paktën një jave Kadastra e Elbasanit nuk ofron më as shërbim online për qytetarët. Dhjetëra qytetarë, kryesisht të moshuar, janë kthyer pas nga zyrat noteriale ku kanë shkuar për të aplikuar për dokumente pronësie online në Kadastër.

Atyre u është thënë se për momentin sistemi online i Kadastrës nuk funksionon, ndërsa nuk ka asnjë shpjegim pse ka ndodhur kjo gjë. Për të moshuarit gjithashtu është problem në vetvete edhe aplikimi online, pasi nuk kanë akses në internet.

Jashtë kameras, noterët shprehen se sistemi online i Kadastrës ka sjellë vështirësi dhe vonesa për sektorin e dokumenteve të pronësisë. Sipas tyre, shumë qytetarë nuk po arrijnë të blejnë dot prona apo t`i shesin ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco