Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Gjirokastër, zona muzeale nuk ka rampa, invalidët nuk shkojnë dot në institucione

12:40, 28/02/2024
A+ Aa A-

Zona muzeale dhe institucionet publike në Gjirokastër, nuk kanë rampa për invalidët që lëvizin me karroca. Kjo gjë është kthyer në shqetësim për këtë kategori qytetarësh, të cilët privohen nga marrja e shërbimeve dhe vizitat në zonë turistike të qytetit.

Nga SYRI TV

Spartak Bixhaku është i privuar nga ecja, për shkak se tetë vjet më parë ka humbur njërën nga këmbët.

Prej tetë vjetësh, ai lëviz me karrocë elektrike. por, edhe pse e ka këtë mundësi, ai përsëri është i privuar nga shumë shërbime, pasi në zonën muzeale të qytetit dhe institucionet publike, nuk ka rampa.

Problemin e mungesës së rampave në Gjirokastër, një qytet me terren të vështirë për invalidët edhe për shkak të vendndodhjes natyrore, e tregon edhe mjekja Vjollca Koko, e cila gjithashtu është dhe Kryetare e Shoqatës së Invalidëve Tetraplegjikë në këtë qytet.

Ajo e cilëson diskriminues faktin që në këtë qytet nuk ofrohet akses për invalidët në zonat muzeale apo institucionet publike.

Jashtë kameras, drejtuesit e bashkisë Gjirokastër, thonë se për këtë problem, kanë një projekt, por për financimin dhe kohën e zbatimit, askush nuk jep përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco