Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Privimi i rëndë material dhe social i të rinjve tanë, nga barriera që nuk i lenë të ecin përpara'

'Privimi i rëndë material dhe social i të rinjve tanë, nga barriera që nuk i lenë të ecin përpara'

10:06, 28/02/2024
A+ Aa A-

Në zemër të Evropës, një luftë e heshtur vazhdon, e paprekur nga kalimi i kohës. Në vitin 2022, ndërsa bota po përballej me pasojat e trazirave globale, më i riu në moshë në Bashkimin Evropian u përball me një realitet të frikshëm. Shkalla e privimit të rëndë material dhe social për individët e moshës 15-29 vjeç mbeti e qëndrueshme në 6.1%, duke pasqyruar statistikat e një viti të mëparshëm, sipas Eurostat. Megjithatë, kjo shifër vetëm gërvisht sipërfaqen e një narrative më të thellë, ku Bullgaria dhe Rumania dalin si vende më të ashpra, me norma të privimit që kanë shkuar në 18% dhe 25% respektivisht, duke hedhur një hije të  gjatë mbi të ardhmen e të rinjve të Evropës.

Rezultatet për Shqipërinë që i përkasin vitin 2021 dhe priten të dalin edhe për vazhdimin,  flasin për më shumë se 35% të të rinjve shqiptarë të kësaj moshe që vuajnë nga  privimi i rëndë material dhe social në vendin e tyre.

Dy aktivistë të shoqërisë civile, z. Edison Lika dhe znj. Edlira Çepani, të ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, vërejtën se në themel të këtij problemi të të rinjve në Shqipëri janë barrierat që u janë vendosur të rinjve për t’u zhvilluar vetë, për t’u ngritur nëpërmjet punës së tyre.  

Z. Edison Lika, hulumtues, aktivist për mbrojtjen e të drejtave për grupet e margjinalizuara si komuniteti rom dhe egjiptian, u shpreh:

“Tek ne, ky “ashensori social”, që njeriu të rritet në detyrë, të rritet përmes praktikës dhe të arrijë aty ku e ka pasur si qëllim, në Shqipëri është thuajse i pamundur për disa arsye. Në Shqipëri, në kuptimin “që t’ia dalësh”, ka pasur disa mënyra... ose të bësh këtë lekun “e shpejtë”, të korruptohesh dhe të kriminalizohesh. Me këtë standard jetese shumë të ulët, që të kenë afër tyre njerëz që janë korruptuar dhe kriminalizuar kaq herët,  një lloj pabarazie gati mbytëse,  nuk e lejon dhe shpresën tek këta njerëz që të kultivohet, që të punojnë për veten e tyre dhe me veten e tyre. Nëse dikush me të vërtete ka një lloj standardi të ulët ekonomik, por ama e beson se përmes punës së vazhdueshme në një moment të caktuar të jetës së tij do të dalë prej këtij standardi e do të vazhdojë atë të mirëqenies, ai do të ketë shumë e më shumë arsye për të punuar përditë.”

Kurse aktivistja Edlira Çepani tha” Ne që punojmë në terren nuk çuditemi nga kjo shifër, sepse i kemi rënë kambanës shumë më herët, duke qenë se jemi në terren gjithë kohën dhe ndonjëherë edhe jashtë Unazës së Tiranës, por edhe brenda. Këto janë statistika që duken qartë, duken qartë, se vetëm 20 km larg Tiranës ka fëmijë dhe të rinj që nuk kanë akses në shkolla, jetojnë në zona në të cilat s’kanë as një lloj transporti, asnjë lloj ndihme, nuk kanë akses në shëndetësi dhe jo më në gjëra të tjera që mund të konsiderohen luks.

Kjo shifër nuk është një surprizë për ne. Fatkeqësisht e kemi thënë shumë e shumë herë dhe fakeqësisht nuk është dëgjuar. Në qoftë se ju e vini re, p.sh Tirana, e cila vitin e kaluar ishte “Kryeqyteti i Rinisë”, nuk ka një qendër rinore. Një qendër të vetme rinore nuk ka! Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë ato hapa që duhet të ndërmerren për rininë. Ashtu siç tha dhe kolegu pak më përpara, dekriminalizimi, korrupsioni e gjithë këto gjërat e tjera, po gjëja kryesore që na mungon është meritokracia dhe gara. Pra ne nuk kemi krijuar një sistem ku të rinjtë të ndihen të lirë që nga çfarëdolloj situatë që vijnë, të kenë mundësi të investohen, të ecin përpara, të ngrihen në karrierë në çfarëdo lloj fushe, pa pasur barriera që janë artificiale.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco