Shërbime të pakëta ndaj autikëve/Babai i Eljona Zajmit: Shteti nuk vë dorë, duhen patjetër qendra Autizmi – Mjekja Bode: Qeveria duhet të japë përkushtim maksimal

10:11, 28/02/2024
A+ Aa A-

Çlirim Zajmi, babai i Eljona Zajmit, një vazjë e cila ka çrregullime të spektrit autik tregon kalvarin e mundimeve për tu kujdesur për vajzën e tyre me aftësi ndryshe.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Zajmi shpreh nevojën e menjëhershme të ndërtimit të qendrave të autizmit, pasi ndihma nga shteti është sipërfaqësore.

 “Unë për vete nuk jam frenuar kurrë. Unë Jonën e kam nxjerrë çdo ditë, mes bulevardit, tek liqeni. Për mua ka rëndësi të jetë vajza ime e lumtur dhe të bëjmë maksimumin brenda mundësive tona. Por, problemi i këtyre fëmijëve është tek shteti. Trajtimi i këtyre fëmijëve do një srukturë që nuk bëhet as me të falur, as me rrogë, as me biznes. Këtë punë e bën shteti siç e kanë bërë të gjitha shtetet e përparuara. Dhe ndërtesën e do që nga fillimi, që në themel të bëhet për fëmijë me autizëm. Këto kanë hapur një qendër në Laprakë. Atjë ka me sindromë doën, me autizëm, tetraplegjikë, me aftësi të kufizuara. I kanë bërë të gjithë si burg atje, sikur ne i kemi fëmijët që mezi presim ti nxjerrim nga shtëpia dhe ti plasim atje.”

Mjekja psikiatre Nikolina Bode, gjithashtu pohon faktin që ka një mungesë të theksuar të përkushtimit nga shteti për këta fëmijë me aftësi ndryshe.

“Është e vërtetë kjo, në lidhje me puënën që duhet të bëhet me këta fëmijë. Përveç punës psikoedukuese që bëhet me familjarët e një personi me aftësi të kufizuara , siç mund të jetë dhe një çrregullim i spektrit, duhet dhe institucionet shtetërore, hallkat të gjitha të përforcuara, të krijojnë kapacitete të duhura për tu përballur me këtë kontigjent personash me aftësi ndryshe. Me fëmijët që punohet fortë arrihet rezultat. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco