Analfabetët funksionale, Tabaku: Sistemi arsimor në vend mbetet problematik, ‘plagët e hapura’ janë kolaterale

10:38, 27/02/2024
A+ Aa A-

Në nivel kombëtar, jemi dëshmitarë të rënies së vazhdueshme të cilësisë së sistemit arsimor në vend, dhe kjo është dëshmuar edhe përmes testimeve ndërkombëtare si PISA, ku tregojmë rezultate shumë nën mesataren.

Format e para të sistemit arsimor modern u shfaqën në fillim të shekullit të 19-të në Mbretërinë e Prusisë, nën ndikimin e fortë të filozofit kontrovers Johann Fichte.

Pas disfatës nga Napoleoni, ai botoi disa fjalime në të cilat pretendonte se arsimi i dobët ishte një nga arsyet kryesore për rezultatin e dobët dhe përfaqësonte një model të ri që do të zëvendësonte vullnetin e lirë me kolektivizmin.

Gevio Tabaku, themelues i ‘Portali Studentor’ i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ka pohuar se këto shifrat e pblikuara nga PISA hapin plagë të mëdha kolaterale në vend, pasi shumë nga të rinjtë të punësuar në administratën shtetërore, i përkasin gruupmoshave ku në vitin 2023 përmes atij testi dolën në % e analfaetëve.

Biseda në studio:

“Në fakt rezultatet e shifrave të analfabetizmit të paktën në Shqipëri janë të vitit 2013. Duhet të kemi parasysh që nga vitit 2013 e deri më tani rezultati nuk mund të ketë qenë i përmirësuar, po ka shkuar në përkeqësim.

Në vitin 2013, rezultati ka qenë 50% pra gjysma e 15-vjeçarëve që janë në shkollat tona janë analfabetë funksional. Tani kemi kaluar Covid19, kemi kaluar mësimin online dh  këto rezultatet e tmerrshme në ‘PISA’ mendoj se nga 50% që ka qenë në vitin 2013 sot mund të jemi te shifra 30%.

Në 2013 kur u bë kjo analizë këta persona ishin 15 vjeç, sot po shkojnë drejt moshës 30 vjeç dhe këta i kemi në administratë, në shërbimet publike që ne marrin dhe këta janë pjesa më e madhe. Nuk mundemi që të jua hedhim fajin këtyre individëve, problemi është që në vendin tonë duhet një reformë aq e madhe në sistemin arsimor, që të kurohen gjithë këto plagët e tjera të cilat janë kolaterale e jo të drejtpërdrejta.

Çështja këtu është se i gjithë sistemi ynë arsimor është problematik, neve nuk prodhojmë dot mësues/e dhe kemi mangësi të tyre, pasi nuk kemi studentë që do të studiojnë për mësuesi pasi shumë degë janë mbyllur vitin e kaluar, madje edhe këtë vit sipas raporteve të ndryshme që kemi diskutuar, edhe këtu në studion tuaj.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco