Moti sot e nesër, vranësira dhe temperatura të larta

Moti sot e nesër, vranësira dhe temperatura të larta

08:52, 27/02/2024
A+ Aa A-

Europa Juglindore po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të ngrohta Mesdhetare ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në fundin e dimrit Meteorologjik.

E martë, 27 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të fryjë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore     6/16°C
Zonat e ulëta      8/22°C
Zonat bregdetare 12/23°C

Kosovë

Kosova për dt. 27 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –8°C në mëngjes deri në  15°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

E mërkurë, 28 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Era do të fryjë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore     6/14°C
Zonat e ulëta      8/21°C
Zonat bregdetare 12/22°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco