KAFE SHQETO/ Fëmijët vrasin babain, psikologia: Kanë nevojë për trajtim

10:06, 26/02/2024
A+ Aa A-

Të hënën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masë së sigurisë tre fëmijët e familjes Meta që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta në datë 10 shkurt dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim.

E ftuar mëngjesin e sotëm në KAFE SHQETO në SYRI TV, psikologia Destemona Çelo u shpreh se fatkeqësisht dita-ditës po rritet numri i vrasjeve në vend.

Destemona Çela: "Nuk është e justifikuar sjellja e tij dhe e të gjithë bashkëpunëtorëve përgjegjës që kanë kryer krimin për vetë faktin që ka mënyra të tjera alternative që mund të zgjidhet një krim. Patjetër që faktorët psikosocialë mund të çojnë në debate dhe konflikte të herëpashershme, thonë që ne kemi një problem ekonomik brenda familjes dhe kjo do të çojë njërin prej nesh të dëmtojë tjetrin dhe t’i marrë jetën.

Patjetër që nëse ne i marrim të gjitha këto faktorë, mund të ketë sjellë që individi të jetë zemëruar dhe të ketë akumuluar një kohë të gjatë stres, mllef dhe dhimbje duke mos ditur  apo të mos ketë pasur informacion për të kërkuar ndihmë në instancat shtetërore, për të thënë që babai shtron dhunë fizike ose psikologjike, kemi konflikte midis prindërve apo baba-fëmijë.

Pavarësisht gabimit apo fajit apo krimit të kryer, patjetër që jeta mund të vazhdojë, por sa fajtorë, të penduar e empatikë duhet të jenë ndaj gjithë situatave dhe sjelljes që kanë kryer vetë"/ Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco