SYRI TV/ Fshati i shpopulluar, mësuesja e papunë: Do iki në Gjermani

12:48, 12/02/2024
A+ Aa A-

Shpopullimit nuk i ka shpëtuar as fshati Azim Zenel në Gjirokastër. Një mësuese e papunë në këtë fshat do të largohet drejt Gjermanisë, ndërsa ikja e banorëve ka bërë që të shkojë drejt falimentimit bujqësia dhe blegtoria

SYRI TV

Valbona Kaçi është e vetmja nuse në lagjen e saj në fshatin Asim Zenel të Bashkisë së Gjirokastrës.

Ajo ka përfunduar studimet e larta për mësuesi, por prej 15-vjetësh, është e papunë…

Shkolla e fshatit po shkon drejt mbylljes pasi numri  i nxënësve ka rënë, ndërsa Valbona do të emigrojë drejt Gjermanisë.

Banorët e tjerë të fshatit tregojnë gjithashtu se do të largohen prej fshatit, ku tashmë dëshmitë e shpopullimit janë prezent me banesa të braktisura dhe rrugë pa frymë.

Për shkak të largimit të banorëve, në fshat po zhduken dy sektorët kryesor të ekonomisë, bujqësia dhe blegtoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco