Shifra alarmante, 2006 fëmijë të përfshirë në krime gjatë vitit 2023, Muçaj: Ja faktorët që ndikojnë

10:23, 12/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit raporton të dhëna në rritje dhe shqetësuese për fëmijët që përfshihen në krime.

Për 2023 janë identifikuar 2006 fëmijë si autorë krimesh duke nisur nga ata që janë konstatuar nga shërbimet policore me doza droge apo si shpërndarës droge 154 fëmijë; 136 të tjerë u kapën me armë të ftohta dhe të tjerë në shifrën e 399 duke drejtuar mjetin në gjendje të parregullt

Petagogia Arjana Muçaj e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh e shqetësuar lidhur me këto shifra relativisht të larta, ku sipas saj mjedisi ku i mituri rritet dhe zhvillohet është një tregues i lartë i faktorëve psiko-social që shtyejnë në krime të tilla.

Arjana Muçaj: “Ne kemi folur për drejtësinë për të rritur, për Kodin Penal të drejtësisë për të mitur ndryshimet që janë bërë për tu ardhur në ndihmë këtyre të miturve që mos të qëndrojnë në institucionet e vujtjes së dënimit për veprat penale që janë të lehta. Të gjitha këto ne i kemi bërë që të kemi mundësi të bëjmë parandalimin e të miturve që mos t’i kemi në këto institucione.

Faktorët psikosocial kanë të bëjnë me individin dhe mjedisin ku i mituri rritet dhe zhvillohet, por edhe mjedisi apo bashkëmoshatarët. Pra kemi një numër të lartë faktorësh ku të miturit mund të jenë pjesë e botës së kriminalitetit.

Ne shikojmë që sot familja shqiptare ka një problematikë shumë të madhe dhe në ato shifra që ju përmendët ku numri më i lartë i fëmijëve që gjendet në probleme me ligjin janë nga zonat urbane dhe janë familje të pa stabilizuara me probleme të mëdha sociale ku zakonisht dhuna është prezente në familjet e tyre.

Zhvillimi i fëmijës në mungesë të plotë të harmonisë familjare e bën këtë individ të jetë më vulerabël në konflikt me ligjin”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco