VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Kolonjës në Lushnjë duan investime: S`kemi rrugë dhe nuk pastrohen mbeturinat

15:35, 13/01/2024
A+ Aa A-

Rrugë, kanalizime dhe pastrim të mbetjeve urbane, është ajo çka kërkojnë banorët e Kolonjës dhe Ardenicës në Lushnje. Sipas tyre pushteti lokal i ka lënë pas dore, edhe pse janë në një zonë turistike. Megjithatë, zyrtarë të bashkisë, thonë se do i kenë parasysh kërkesat e banorëve.

Nga SYRI TV

Banoret e Kolonjës dhe Ardenicës në Lushnje kërkojnë më tepër investime në infrastrukturë nga pushteti vendor. Ata pretendojnë se prej disa vitesh janë lënë pas dore asfaltimi i rrugëve, sistemimi i kanalizimeve dhe pastrimi i mbetjeve.

Administrator i njësisë administrative Kolonjë, Arbër Abdurramani, pretendon se në të ardhmen shqetësimet e banorëve do të adresohen.

Mungesa e investimeve në këtë zonë, ndikon jo pak edhe në turizmin, pasi pjesë e njësisë administrative Kolonjë, është Ardenica, ku ndodhet manastiri i shumë frekuentuar nga vizitorët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco