SYRI TV/ Vlorë, nga 30 janari shtrenjtohet çmimi ujit. Qytetarët: Se përballojmë me pension të ulët

13:06, 12/01/2024
A+ Aa A-

Qytetarët e Vlorës kanë kundërshtuar vendimin bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 30%. Pensionitët thonë se bashkia nuk u siguron ujë duke shkuar në cezma vetëm pak orë, por nga ana tjetër po u rëndon ekonomine duke e rritur me 15 lekë më shumë për metër kub.

SYRI TV

Nga 30 Janari uji i pijshëm do të kushtojë 30% më shtrenjtë për abonentët familjarë dhe bizneset ne Vlore. Kjo pas një vendimi të këshillit bashkiak ku u miratua rritja e tarifës me 15 leke për meter kub dhe nga 45 leke  per meter kub qe ishte shkon ne 60 leke.

 Por, teksa çmimi rrite, banorët e disa zonave te Vlorës kanë mungesa në ujin e pijshëm. Ata thonë se ky vendim është i nxituar dhe se bashkia në fillim duhet të investojë në rrjetin e ujësjllesit dhe të sigurojë ujë për qytetarët si dhe të rrisë pagat dhe më pas të shtrenjtojë çmimin e ujit. Më të prekur nga ky vendim mbeten pensionistët, pasi rritja e çmimit të ujit me 33% ua rëndon akoma më shumë koston në përballimin e jetesës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco