Parashikimi i motit për fundjavën, ja çfarë na pret

Parashikimi i motit për fundjavën, ja çfarë na pret

11:36, 12/01/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të ftohta e relativisht të thata me origjinë veriperëndimore si dhe qarkullimit ciklonar. Moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell por ftohtë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë, gjithashtu era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-7m/s.

Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco