SYRI TV/ Mbipopullohet pediatria në Korçë, gripi prek masivisht fëmijët

14:39, 11/01/2024
A+ Aa A-

Jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët janë prekur masivisht nga viroza e gripit, e cila duket se këtë vit është më agressive se herët e tjera. Në Pediatrinë e Korçës, paraqiten çdo ditë qindra pacientë të vegjël, të cilët kanë kryesisht temperaturë të lartë, sekrecione, kollë por edhe komplikacione të tjera. Mjekët apelojnë për kujdes dhe shmangie të antibiotikëve pa recetën e mjekut.

SYRI TV

Në pediatrinë e Korçës, paraqiten çdo ditë mbi 80 fëmijë për ndihmë mjekësore, ndërsa sipas mjekut Robert Rado, një pjesë e pacientëve të vegjël kanë pasur dhe komplikacione.

Edhe pediatria e Beratit është duke u përballur këto ditë me fluks fëmijësh, që paraqiten me viroza të stinës, të cilat kanë si simptoma kryesore sekrecionet, temperaturën e lartë, kollën dhe komplikacione të tjera.

 

Mjeku Vladimir Kumaraku shprehet se kjo virozë është shumë aggressive, dhe apelon për kujdes.

Nga ana tjetër, në urgjencën e spitalit të Kukësit, paraqiten çdo ditë mbi 80 të rritur, të cilët janë prekur nga virozat e stinës. Shefi i urgjencës Emin Ferati, tregon se ky numër është shumë më i lartë nga fluksi normal i ditëve të zakonshme.

 

Përdorimi pa recetën e mjekut të antibiotikëve është edhe njëra nga shkaqet që popullata po vuan nga patogjenët. Sipasë mjekëve, disa nga patogjenët janë bër imun në organizmin e njeriut nga përdorimi i tepruar i antibiotikëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco