SYRI TV/ Sihana dhe Amar, bebet e para të 2024, foshnjat dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë

15:59, 01/01/2024
A+ Aa A-

Sihana dhe Amar janë foshnjet e para që erdhën në jetë pas ndërrimit të viteve në dy maternitetet e kryeqytetit, “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërsa në Fier foshnja e parë që ka ardhur në jetë 20 minuta pas mesnate është djalë.

Syri tv

Sihana dhe Amari janë bebet e para që erdhën në jetë në minutat e para të vitit 2024 në dy maternitetet e kryeqytetit dhe gëzojnë shëndet të plotë. E para që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate ishte Sihana në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa pak minuta pas mesnate erdhi në jetë Amari në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi dy të porsalindurit në maternitetet përkatëse, ku iu dha prindërve çekun e bebes, teksa përcolli edhe urimet e saj.

Ndërkohë në maternitetin e Fierit fëmija i parë që ka lindur është djalë dhe erdhi në jetë rreth 20 minuta pas mesnate. Që prej vitit 2019 e deri më tani është dhënë  bonusi i bebes për mbi 190 mijë fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco