Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

'Fundviti i kripur', Shqipëria me çmimet më të larta, Stafa: Rritje abusive, 43% e tregut shqiptar është një treg informal

09:31, 28/12/2023
A+ Aa A-

Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit.

Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji. Sipas pensionistëve shpërblimi prej 5 mijë lekësh i fundvitit për ta nuk është zgjidhje.

Për pensionistët gjeli i detit është luks. Në të tilla kushte, thonë ata, as i mendojnë festat.

Tashmë është bërë e zakonshme që çmimet të rriten çdo fundvit, por dy vitet e fundit inflacioni ka çuar në rritje ekstreme të çmimeve gjë që ka ndikuar në nivelin e jetesës, sidomos të shtresës së varfër e të mesme.

I ftuar mëngjesin e sotëm, Hasan Stafa kreu i Mbrojtjes së Konsumatorit u shpreh se osblerja e produkteve shportë çon në probleme shëndetësore të konsumatorit dhe kjo situatë është mjaft kaotike.

Deklarata e tij: “Ky problem që ka lindur edhe gjatë vitit 2023 duke filluar që tremujorin e parë, të dytë dhe të tretë e tashmë edhe në fundit e vitit që janë edhe festat për fat të keq është një fenomen i keq që po përsëritet në Shqipëri.

Të gjitha produktete sidomos ato të bulmetit apo dhe të mishit p.sh vjet ishte 8-9 mijë lekë kg e mishit të gjelit të detit sivjet shohim që ka kapur shifrat e 12-13 mijë lek/kg.

Ashtu siç janë rritur, janë dyfishuar çmimet e djathit, gjalpit, qumështit apo gjizës si dhe produket e shportës.

Është një problem që shqiptarët po e ndeshin çdo ditë dhe kjo ka bërë që konsumi të bie në një farë mënyrë dhe duke rënë konsumi lindin dhe problem të tjera me shëndetin e kosumatorit.

Në një familje kur nuk arrihet që minimumi në festat e fundvitit të mos kesh gjërat më kryesore atëherë do të thotë që edhe problemet sociale do të jenë më të mëdha.

Këtë vit INSTAT ka dhënë shifrën 3.9% të cilën e marrim me rezerva sepse ne shohim atë që tregu ka rritur çmimet për konsumatorit duke e bërë këtë më të lodhur.

Pavarësisht stimulimeve për pensionistët apo shtresat e tjera në nevojë kjo nuk ka fare ndikim pasi çmimet janë rritur disa herë. 

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco