SYRI TV/ Vijon kalvari i rindërtimit në Durrës, 32 familje me çelësa, por s`futen në shtëpi

12:49, 18/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Kalvari i rindërtimit po kthehet në sfilitës për shumë familje në Durrës. 32 familje në lagjen nr.6 të qytetit, kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja, por s`mund të futen në banesa për shkak se nuk janë kryer lidhjet e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Banorwt kanë protestuar dhe para bashkisë për shkak të vonesave me rikonstruksionin e apartamenteve të tyre.

Sipas familjeve, ndonëse pallati ka përfunduar dhe kanë marrë në dorëzim çelësat e apartamenteve, ata nuk mund të kthehen në shtëpi pasi mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm.

Ndërsa, nuk po gjejnë zgjidhje për problematikën çudia qëndron në faktin se kanë paguar faturat edhe kur pallati ishte i pabanueshëm pas dëmeve të pësuara nga tërmeti.

Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit thotë jashtë kamerave se ky pallat është kolauduar dhe problematika do të marrë zgjidhje së shpejti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco