SYRI TV/ Fshati Godolesh 1 orë ujë në ditë, banorët: Bashkia nuk është bërë asgjë

14:57, 16/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Fshati Godolesh në Elbasan, ka vetëm 1 orë ujë në ditë.

Banorët ankohen se nga bashkia nuk është bërë asgjë për të përmirësuar situatën e furnizimit të tyre me ujë, ndërsa shtojnë se ky fshat është braktisur edhe nga investimet në infrastrukturë.

Sipas banorëve, prej kohës, uji është reduktuar në çezma, ndërsa zgjidhjet i kanë gjetur privatisht.

 

Shqetësim për banorët është dhe infrastruktura, për të cilën, deri më sot, banorët kanë investuar privatisht.

Te banorët ka humbur shpresa se pushteti lokal, do të rikthejë vëmendjen për këtë fshat, pasi bashkia kujtohet vetëm për fushata elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco