Fierakët të orientuar drejt zanateve, diploma ‘trapolinë’ për punësim jashtë vendit

14:55, 16/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i janë drejtuar Qendrës Rajonale të Formimit Profesional në Fier për të marrë një zanat. Pjesa më e madhe e tyre e përdorin diplomën si trampolinë për t’u punësuar jashtë vendit.

Të etur për dije dhe për të mësuar një zanat shumë vajza e djem të grupmoshave të ndryshme i janë drejtuar Qendrës Rajonale të Formimit Profesional në Fier për të mësuar një profesion. Pjesa më e madhe e tyre i drejtohet tregut të punës jashtë vendit për shkak të mosgjetjes së një pune në Shqipëri. Në këtë qendër mësohen 19 profesione të ndryshme për meshkuj e femra.

Teksa shkojmë klasë më klasë dhe kontaktojmë me persona të moshave e profesioneve të ndryshme ata na tregojnë se ka ardhur koha që u duhet një zanat pasi e kanë më të lehtë për t’u punësuar, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kjo për shkak se diploma u njihet edhe në shumë vende të BE.

Turizmi si degë me kërkesa për krahë pune që nga kamarierë, kuzhinierë e shefa guzhine ka bërë që një degë në këtë qëndër t’i kushtohet kulinarisë për të nxjerrë  punonjës të kualifikuar.

Drejtori i kësaj qendre Aleksandër Lalaj pohon se këtë vit numuri i fekuentuesve është më i lartë dhe nga afro 1200 zanatçinj që dalin nga qendra, rreth 200 punësohen në sektorin shtetëror e privat apo vetëpunësohen në Shqipëri dhe një pjesë emigrojnë për t’u punësuar jashtë vendit.

Kjo qendër ka marrëveshje bashkëpunimi me zyrën e punës në Fier si dhe me bashkitë e Beratit dhe Kuçovës, teksa për vitin që vjen do të nënshkruhet marrëveshje edhe me bashkinë e Roskovecit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco