Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

Univers City - Kthimi i gjelbërimit në zonat e banuara

11:06, 16/12/2023
A+ Aa A-

Mungesa e hapësirave të gjelbra në lagjet e banimit mbetet një problem jo vetëm mjedisor i kryeqytetit, problem të cilën duket se po e kurojnë komplekset e reja rezidenciale. Janë këto komplekse që krahas sjelljes së shërbimeve pranë banorëve, po shtojnë sipërfaqet e gjelbra të kryeqytetit dhe po krijojnë modelin e ri të hapësirave rekreative. Parqet dhe zonat rekreative për argëtim e shplodhje janë panorama e re e komplekseve rezidenciale. 

Image

Sot, krahas sjelljes së shërbimeve pranë banorëve, një nga elementet më atraktive të projekteve të reja rezidenciale në periferi të Tiranës janë hapësirat e gjelbra dhe zonat e rekreacionit të dedikuara për çdo moshë. Fëmijëve po u rikthehet hapësira aq e munguar për ta, parqet e këndet e lojërave, prindërve, një ambient i shëndetshëm dhe i sigurtë për fëmijët e tyre, të moshuarve, bukuria e kalimit të kohës mes gjelbërimit.  Të rriturit gëzojnë përfitimet e një jete të shëndetshme 

Image

Image

Ekzistenca e parqeve në zonat rezidenciale nuk ka rritur vetëm cilësinë e standardet e jetesës për banorët e tyre, por ka rritur edhe vlerën e pronës, siç pohojnë ekspertë të real estate. Univers City me parkun gjigand në qendër, me 14.500 m2 sipërfaqe të gjelbra dhe rekreative, tre fusha sportive të standardeve profesionale ka meritë të padiskutueshme jo vetëm për gjelbërimin dhe jetesën aktive që po i kthen Tiranës, por edhe për idetë novatore në infrastrukturën e gjelbër, miqësore me mjedisin. 

Image

 Risi janë apartamentet në katin zero në Unives City. Konceptimi i katit 0 është i tillë që të krijon mundësinë për të patur hapësirën tënde të gjelbër. Verandat e bollshme të apartamenteve me një lartësi prej rreth 1 metër mund të kthehen në kopshte private ku lulet dhe gjelbërimi krijojnë një ambient të shëndetshëm e shplodhës.      

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco