Rama tallet me shqiptarët, Ceko: Skema e sigurimeve shoqërore në vend e falimentuar

10:40, 14/12/2023
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës ka propozuar dhënien e një bonusi fundviti prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët. Kryeministri, Albin Kurti deklaroi në fillim të mbledhjes së Qeverisë se do të miratohet skema për subvencionim të fëmijëve bazuar në të ardhurat e prindërve. 

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ndonëse Skema e sigurimeve shoqërore në Kosovë ka humbur 2 miliardë dollarë në vitin 1999 që ja ka marrë Serbia, ajo arrin që që për 13-14 vjet të marrë veten dhe më vonë të forcohet me shumë dhe të ju japë pensionistëve këtë shpërblim.

Sakaq, në vendin tonë diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi qeveria Rama ka vendosur që për pensionistët të ketë një shpërblim prej 50 mijë lëkesh të vjetra.

Pjesë nga biseda në studio: “Pensioni mesatar në Shqipëri dikur te 150 mijë lekëshi tani është i barabartë më pensionin minimal në Kosovë (158 euro), pra ju e kuptoni diferencën se për çfarë bëhet fjalë.

 Në Kosovë pensioni minimal varion nga 150-200 euro madje ka një tendencë për të rritur këtë pjesë.

Kur flasim për ndihmën që i jepet qytetarëve për festat e fundvitit kam përshtypjen se duhet korigjuar pak ajo pjesa e ndihmës edhe për fëmijët, sepse në fillim u mor vendimi që të kishte 50/100/150 euro ndihmë për fëmijë, sipas deklarataës së të ardhurave të familjes me idetë që ata që kanë të ardhura më të pakta të marrin 150 euro në këtë parim, por meqë është vështirë të bëhet, kjo deklaratë u ra dakort që pa dallim të marrin të gjithë nga 100 euro.

Skema e sigurimeve shoqërore në Kosovë ka humbur 2 miliard dollar në vitin 1999 që ja ka marrë Serbia me pretendimin që ajo ishte pjesë e Ish-Jugosllavisë.

 Kjo është një humbje e madhe në fakt dhe imagjinoni një drejtori që e nis me humbje 2 miliard dollar (jo për fajin e vet) por për faj të gjendjes dhe politikës me Serbinë, arrin që për 13-14 vjet të marrë veten dhe më vonë të forcohet me shumë dhe të ju japë pensionistevë këtë shpërblim.

Ndërkohë që në Shqipëri kjo drejtori i ka fillesat që me periudhën e Mbretit Zog, pra kemi 50 e ca vite që jemi stabilizuar dhe skema e sigurimeve shoqërore në vendin tonë ka falimentuar.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco