Shpërblimi i fundvitit, qeveria e Kosovës jep 100 euro, Kafexholli: Nga ky ligj përfitojnë mbi 190 mijë pensionistë

10:16, 14/12/2023
A+ Aa A-

Pensionistët në Kosovë do të marrin 100 euro shtesë pensionit, si pjesë e shpërblimit të fundvitit nga qeveria. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Albin Kurti, i cili theksoi se synohet që me këtë shpërblim të moshuarit të mund të festojnë festat e fundvitit

Qeveria e Kosovës gjithashtu pritet të miratojë edhe një tjetër fond, nga i cili çdo fëmijë në Kosovë, pa dallim, do të përfitojë 100 euro bonus.

Halim Kafexholli, gazetar në Kosovë u shpreh se ky ligj i miratuar nga qeveria e zotit Kurtit në prag të festive të fundvitit ky ka qenë premtim elektoral nga ana e tij i cili ka filluar t’i zbatojë, pra subvencionimi në bazë të të ardhurave të familjes.

Dekalrata e tij: "Në fakt ky ka qenë premtim elektoral nga zoti Kurt i cili ka filluar t’i zbatojë, pra subvencionimi në bazë të të ardhurave të familjes.

Pra të gjithë fëmijët në Kosovë nën moshën 16-vjeçare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj për fundine vitit përfshirë edhe pensionistët në moshën 65-vjeçare.

Në fakt si çdo mbështetje tjetër e qeverisë edhe në kohën  kur ata jepnin pako emergjente siç ishte periudha e pandëmisë apo inflacioni, edhe kjo ka pasur mjaft ndikim nga opozita duke e cilësuar qeverinë Kurti si të lëmoshës dhe jo të vizionit ekonomik, megjithatë kjo ndoshta është dhe perspektivë ideologjike se si shihet qasja në ekonomi.

Nga pranimi i këtyre pakove ekonomike përfitojnë mbi 190 mijë pensionistë të cilët do të marrin shumica prej tyre nga 100 euro.  

Parimisht nuk mendoj që është politikë e gabuar kjo ndarje e 100 eurove, por ekzekutimi i mjeteve është gabim. Unë mendoj që ndarja në mënyrë të barabartë e parave nuk është e drejtë, pasi duhet që për personat më në nevojë të jepen ndihma më e madhe.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco