KAFE SHQETO/ Rregullat e reja për emigracionin nga qeveria britanike, avokatja i sqaron të gjitha

09:35, 14/12/2023
A+ Aa A-

Për të folur për rregullat e reja të vendosura nga qeveria britanike në lidhje me emigracionin ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV, avokatja për këto çështjet në Londër , DANIELA DALLASHI.

Dallashi gjatë intervistsët për moderatorët e programit u shpreh se këto rregulla nuk prekin vetëm emigrantët shqiptar por edhe shtetasit britanik.

‘’Këto rregulla nuk do të prekin vetëm shtetasit shqiptar, do të prekin shtetasit britanik që janë këtu në Angli, shtetasit që janë me leje të përhershme qëndrimi në Britani, kështu mund të duket por nuk janë këto ndryshime vetëm për shkak vetëm të shqiptarëve, janë për shkak të emgracionit në përgjithësi.Duke qenë se kryesisht në tre vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe të emgiracionit konkretisht nga të gjithë kontinentet nga Europa por edhe nga Afriaka nga Azia.’ u shpreh avokatja Dallashi.

KAFE SHQETO: Ky vendim është marrë edhe për ata persona të cilët janë në proces e sipër dokumentacioni apo do të nis nga prilli i 2024 dhe nuk do të ketë lidhje me ata që janë aktualisht në proces dokumentacioni?

Avokatja:Për ta qartësuar ky projektligj është hedhur në parlament megjithatë nuk është miratuar ende çfarë do të thotë se dhe infrastruktura se si do të procedohet me këto lloj ndryshime kë do të prek. A do të prek ato persona që janë aktualisht me leje qendrimi, pra a do ti prek ata kur të bëjnë zgjatimin e lejes së qëndrimit apo jo? Kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim.

Zakonisht ky projektligj në rast se do të miratohet në bazë të këtyre kritereve, zakonisht miratohet në fillim viti por mund të ndodh disa javë para se të arrijmë në atë pranverën le të themi sepse nuk është përcaktuar ende nëse do të jetë në prill apo maj megjithatë nga eksperienca kur ndryshimet ndodhin kryesisht ndodhin në prill, gjithësesi kjo mbete për tu parë.

KAFE SHQETO: Sa ju takon këtyre specifikimieve për fitimet e emigrantëve tingëllon paksa qesharake, se për ata që sot fitojnë 26.200 paund do të duhet të fitojnë 38.700 paund që është një rritje që asnjë lloj norme inflacioni nuk e përballon sot.

Avokatja: Doja të qartësoja diçka tek minimumi që ju përmendet 26.200. Kjo ka qenë si kriter minimumi për personat që vijnë këtu me vizë pune jo për ata që bëjnë bashkim familjarë. Aktualisht kriteri minimal financiarë që duhet për të sponsorizuar partnerin për të ardhur këtu në Angli është 18.600. Minimalisht në këto kohë që flasim minimum i pagës në Angli është 20.000 që do të thotë se një person do të ketë mundësi në rast se këto ndryshime do të aplikohen të tërheq partnerin apo partneren këtu në Angli duhet të fitojë afërsisht sa dyfishi i asaj që aktualisht kërkohet. Dhe natyrisht kjo është e vështirë për të gjithë sepse një pjesë e madhe e popullësisë këtu mund të fitojnë një rrogë minimale po të përmendim këtu personat që punojnë këtu në dyqane apo si shofer autobusi do të duhet patjetër që të bëjnë dy punë ose të gjejnë një punë tjetër.

KAFE SHQETO: Si e kanë pritur britanikët, britanikët që kanë një partneren që nuk jeton në Angli që dua ta marrin dhe a ka një formë për ta kundërshtuar një vendim të tillë?

Avokatja: Kam përshtypjen që dihet botërisht se shtetasit anglez nuk janë se janë shumë të hapur ndaj emigracionit ama me këto lloj ndryshime dhe ata janë vërtetë të frustuar.

KAFE SHQETO: Interesante kjo me anglezët që nuk u pëlqen emigracioni por ju pëlqen kolonizacioni.

Avokatja: Ekzakt. Është si ajo shprehja: bëni si them unë, por jo si bëni si bëj unë

Background: Në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve qeveria e  kryeministrit britanik Rishi Sunak ka prezantuar masa më të ashpra që do ta bëjnë më të vështirë marrjen e vizave për azilkërkuesit.

Sipas rregullave të reja, emigrantët do të duhet të fitojnë më shumë të ardhura për të marrë një vizë pune dhe do ta kenë më të vështirë të sjellin anëtarët e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Nisur nga pranvera e vitit 2024, emigrantët do të duhet të fitojnë 38,700 Paund për të marrë një vizë për punëtorë të kualifikuar, nga 26,200 Paund që është tani. Duke filluar nga Janari, shumica e studentëve të huaj të diplomuar gjithashtu nuk do të mund të sjellin më familjarë të tyre.

Edhe punonjësit e huaj në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social nuk munden të tërheqin të afërmit në Britani. Kjo lëvizje e rradhës e qeverisë britanike ka shtuar shqetësimet, pasi shumë persona kërkojnë të shkojnë në Britani, për mundësi më të mira ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco