Konferenca e Londrës, 111 vjet nga ndarja e trojeve shqiptare

Konferenca e Londrës, 111 vjet nga ndarja e trojeve shqiptare

10:30, 13/12/2023
A+ Aa A-

111 vjet më parë filloi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajsh u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.

Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco