Ujësjellës për Mero Bazen në Mezhgoran/ Avokati: Banorët do i kërkojnë Greqisë t'i marrë si fshat

10:09, 13/12/2023
A+ Aa A-

Banorët e Mezhogranit akuzojnë se uji i fshatit të tyre do furnizojë resortin e Mero Bazes. Kjo situatë ka sjellë përsëri përplasje mes banorëve me policinë. Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje firmën që po kryen punimet për ndërtimin e ujësjellësit, ndërsa banorët shprehen se kompania nuk ka leje për përdorimin e ujit.

Për të folur për këtë çështje kaq jetike dhe kaq të rëndësishme për banorët e këtij fshati ishte i thirrur në KAFE SHQETO, kryetari i Partisë Demokratike në Tepelenë, me profesion avokat, Malo Sadikaj.

Sadikaj: Në fakt është një projekt i vitit 2021, por për shkak se një pjesë e mirë e zonës së Mezhgoranit është pjesë e Zagorisë, e cila është e vendosur si zonë e mbrojtur, projekti është shtyrë për në shkurt të këtij viti. Punimet kanë nisur para 4 muajsh dhe protesta e tyre ka nisur fillimisht në datën 4 tetor, ku gjithë banorët e fshatit Mezhgoran, edhe ata që janë larguar nga fshati, kanë ardhur për të protestuar për marrjen e ujit që iu bëhet fshatit të tyre duke furnizuar një fshat tjetër dhe një biznes privat. Sigurisht protestat kanë qenë të përditshme, por policia në mënyrë të dhunshme i ka shpërndarë dhe i ka shoqëruar në komisariat midis tyre dhe gra.

KAFE SHQETO: A keni një komunikim me efektivët e policisë sepse ky zell i tepruar?

Sadikaj: Po, edhe ditën e djeshme i kanë shoqëruar në komisariat, unë kam qenë avokati i tyre, midis tyre ishte dhe një grua, e cila pretendonte se ishte dhunuar nga organet e policisë po ashtu dhe tre banorë të tjerë, të cilët janë marrë nën përgjegjësi penale për dy vepra penale për mosbindje ndaj Policisë së Shtetit dhe ndalimin e qarkullimit të transportit. Në fakt ato nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë ushtruar një të drejtë legjitime në fshatin e tyre.

KAFE SHQETO: Emri që dimë që qëndron pas këtij resorti që do të furnziohet nga ndërtimi i këtij ujesjllësi është Mero Baze, por a ka një emër tjetër që qëndron pas këtij resorti aq sa të veprojë dhe kundër vendimit të Agjencisë të Menaxhemit të Baseneve Ujore, e cila nuk e ka dhënë lejen për ndërtimin e këtij ujësjellësi. Keni dijeni se kush qendron pas këtij resorti?

Sadikaj: Me sa jam në dijeni, Autoriteti i Baseneve Ujore u ka kthyer përgjigje banorëve pas kërkesës së tyre ku firma e zbatimit të projektit nuk është pajisur me leje apo me autorizim për punimet. Banorët i janë drejtuar Bashkisë së Tepelenës dhe nuk kanë marrë asnjë informacion. Kohët e fundit i janë drejtuar me një kërkesë Komisionarit për Informim Publik, i cili u ka kthyer përgjigje se do të dërgoj dy inspektorë në Bashkinë e Tepelenës për të verifikuar gjendjen. Ndërkohë projekti po merr jetë dhe po zbatohet se po vjen fundi i zbatimit të tij. Unë nuk kam dijeni se kush është pas këtij projekti, por unë kam qenë në mbështetje të atyre banorëve së bashku me strukturat të PD së qarkut. Bëhet fjalë për furnizimin me ujë të një fshati tjetër, të fshatit Peshtan dhe të një biznesi privat. Sipas pretendimeve të banorëve, aty janë katër pishina dhe uji në behar do t'ju mungojë burimit të fshatit të tyre.

KAFE SHQETO: Banorët e këtij fshati kanë investuar vetë përsa i takon ujit se nga instancat shtetërore, nuk ka pasur asnjë ndihmë për ta dhe ata jetojnë vetëm me blegtori dhe mundohen të punojnë vetë dhe në këtë drejtim. Nga tani e në vazhdim si dot veprojnë në rast se ku ujësjellësi ndërtohet?

Sadikaj: Për shkak të komunikimit që kam dhe me banorët përditë ata janë shumë të indinjuar, ata do ta eskalojnë sitautatën dhe me veprime të tjera të cilat bien ndesh me kundërshtimin e ligjit po e shikojnë që nuk kanë asnjë rrugë tjetër. Ndërkohë firma zbaton projektin, banorët mblidhen ditë për ditë, largohen me dhunë nga policia, e cila në njëfarë mënyrë bën punën e saj por që e kalon masën duke ushtruar dhe dhunë sidomos ndaj grave.

KAFE SHQETO: Një kuriozitet, a i kanë mjetet ligjore dhe shpejtësinë e veprimit banorët për ta bllokuar ndoshta në Gjykatë Administrative, Gjykatë Kushtetuese sigurisht është rrugë e gjatë deri atje por të paktën në parim?

Sadikaj: Me sa kam informacion ata kanë dy rrugë ligjore, kallëzimi në prokurori për shkak të problemeve që ka projekti dhe sipas Kodit Civil ato duhet të bëjnë një kërkesë padi për sigurimin e padisë kjo ka probleme të veta dhe asnëjherë nuk fiton me shtetit sepse dihet situata e drejtësisë që është në vend.

KAFE SHQETO: Pak kohë më parë kryetari i Bashkisë së Tepelenës thoshte se ndërtim i këtij ujësjellësi nuk i cënonte aspak banorët po madje i garantonte dhe menaxhim më të mirë sa i takonte ujit të pijshëm. Pas këtyre proteste të banorëve a ka pasur një reagim nga kryetari i Tepelenës?

Sadikaj: Nuk ka pasur asnjë reagim madje banorët shkojnë përditë në Bashkinë e Tepelenës dhe nuk u jepet asnjë përgjigje. Nuk është e vërtetë se do të kenë furnizim me ujë të pijshëm pas zbatimit të këtij projekti. Është e sigurtë sipas banorëve që nuk do të teprojë ujë në fshatin e tyre në behar e jo më të kenë ujë dhe fshatrat e tjera për resortin privat të një biznesmeni mediatik. Është një fshat i varfër t'u marrësh dhe ujin këtyre banorëve është njësoj si t'i shpërngulësh. Ata shprehen se do i bëjnë kërkesë shtetit grek të na marrë, nëse do ju marrin dhe ujin, sepse pa ujë s'ka jetë. Nga ai ujë krijojnë një ekonomi të vogël me bimë medicinale, dhe nëse u merret dhe uji atje është një zonë e vdekur.

KAFE SHQETO: Si do të veproni me këtë çështje meqë jeni dhe avokat i këtyre banorëve?

Sadikaj: Do t'ju jap gjithë mbështjeten ligjore do të të jem një zë i tyre në mbështjetë të kësaj kauze.

KAFE SHQETO: Kanë ndonjë shans për ta fituar betejën?

Sadikaj: Jam pesimist me pushtetin aktual nuk gjen dot të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco