Droga më e fortë që ekziston/ Ekspertët: Rrallë përdoret më shumë se njëherë

Droga më e fortë që ekziston/ Ekspertët: Rrallë përdoret më shumë se njëherë

18:31, 12/12/2023
A+ Aa A-

Një paralajmërim i ri vjen për një nga drogat më të forta që ekzistojnë, qe nuk është as heroina e as kokaina, por një bimë e quajtur “Trumpeta e Ëngjëllit”.

Bima e njohur gjithashtu si ‘datura’, ‘Jimson Weed’ apo ‘lulja e hënës’, ka një lule të bardhë që vepron si aktivizues i fortë psikodelik.

Agjencia shtetërore e drogave dhe alkoolit në Australi ka paralajmëruar më parë se përdorimi i saj  ‘helmon të rinjtë’ duke shkaktuar rrahje të forta të zemrës dhe një gjendje deliri për më shumë se një javë.

Datura ka një histori të gjatë përdorimi në kultura të ndryshme vendase indigjene ne Australi e SHBA, të cilat e kanë përdorur si helm, si ilaç, apo intoksikues ritualesh që prej kohërave të vjetra, sipas shërbimit të pyjeve të SHBA, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

Në të thuhet: “Konsumi edhe i sasive të vogla të bimës mund të shkaktojë delir, hiperaktivitet të trurit  dhe halucinacione të fuqishme, si dhe vdekje nga dështimi i zemrës”.

Në testimet e viteve 90-të në Australi, 19 pacientët ishin aq të prekur nga konsumi i bimës sa qe kishin nevojë për trajtim dezintoksikimi për droga të forta qetësuese.

Drejtuesi i studimit Paul Dillon tha: “Datura ka efekte haluçinogjene të ngjashme me LSD por përdoruesit me të cilët unë kam folur, e kanë përshkruar më të fuqishme”.

“Pak njerëz e kanë përdorur atë më shumë se një herë”.

Bima është lidhur me shumë raste vdekjeje, madje dhe atë të një burri që u hodh nga shkëmbi.

Dillon shtonte: “Megjithse perceptimi është se natyralja nuk të dëmton, në disa raste efekti mund të jetë më i fuqishëm. Me datura nuk mund të gjesh dot dozën e duhur.”

Ai shtonte se një person nën efektin e datura duhej ‘të mbahej me forcë në spital’.

Në rrjetin Reddit, përdoruesit e quanin datura ‘droga më e frikshme që ekziston’, ndërsa disa pretendonin se u kishte ndryshuar përgjithmonë ndërgjegjien dhe karakterin.

Ndërsa të tjerë thonin se ‘thuajse kishin vdekur’ ose kishin humbur mendjen për një kohë të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco