SYRI TV/ Ura e Xibrakës drejt shembjes, banorët: Rrezikon të izolojë 10 fshatra

14:35, 12/12/2023
A+ Aa A-

Një urë 100-vjeçare, që i shërben banorëve të 10 fshatrave në Xibrakë të Elbasanit, rrezikon të shembet. Themelet e urës janë gërryer nga uji i përroit, ndërsa banorët dhe deputeti i zonës protestuan duke kërkuar ndërhyrje për rehabilitimin e saj.

Nga SYRI TV

Banorët e njësisë administrative Xibrakë janë ngritur në protestë pasi kërkojnë rikonstruksionin e një ure e cila rrezikon të shembet për shkak se themelet e saj janë gërryer nga uji. Ura është nyje nevralgjike për mijëra banorë, pasi lidh së paku 10 fshatra të Labinotit Mal dhe Labinot Fushë me zonat e tjera urbane.

Nga ana e bashkisë së Elbasanit është marrë vetëm masa provizore, duke bllokuar me inerte kalimin e urës, por sipas banorëve kjo nuk është zgjidhje. Ata kërkojnë që këmbët e urës të rikonstruktohen për të shmangur rrezikun e shembjes së saj.

Në mbështetje të banorëve të Xibrakës, ka dalë dhe deputeti i Partisë Demokratike për këtë zonë, Qani Xhafa.

Xhafa i bëri thirrje bashkisë së Elbasanit për të ndërhyrë sa më shpejtë për urën, pasi rrezikon të izolojë 10 fshatra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco