Dy mendje diabolike që s'kanë mësuar nga njëra-tjetra!

Dy mendje diabolike që s'kanë mësuar nga njëra-tjetra!

12:30, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë dy netë më parë Prishtinën, ku një i ri, Naim Murseli, ka inskenuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli. 

Ngjarja makabre është e denjë për skenarë filmi horror, për nga gjakftohtësia e organizimit, duke qenë se brenda skenarit janë përfshirë edhe dy fëmijë të mitur të çiftit. 

Naim Murseli ka qenë një personazh i njohur në botën e medias, biznesit dhe politikës së Kosovës. 

Me një shikim të shpejtë në rrejtin e tij social, shikon foto të ndryshme të tij me yjet me famë botërore të show-bizit të Kosovës si Rita Ora, Dua Lipa etj. Si bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, duket se Murseli ka patur njohje në sferën politike, siç është ajo me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, me kryeministrin Rama, ai shkruan: “Mirmëngjesi kryeministër”. 

Image

Fotot e një mendjeje diabolike me personazhe të njohura nuk do të thonë asgjë, por në rastin me kryeministrin Rama duket si dy mendje diabolike që s’kanë mësuar asgjë nga njëra-tjetra.

Marrëdhënia e Ramës me ish-partneret e tij ka qenë problematike, me raste ka shkuar deri në ‘dhunë’, por fatmirësisht nuk kanë patur fund tragjik. 

Në këtë aspekt, mund të thuhet se Naim Murseli nuk ka mësuar asgjë prej “shokëve” të tij.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco