Sot reshje shiu në veri, vranësira në zonën qendrore

Sot reshje shiu në veri, vranësira në zonën qendrore

08:44, 02/12/2023
A+ Aa A-

Evropa juglindore vijon të ndikohet nga fluksi i rrymave ajrore të ngrohta nga Afrika duke shkaktuar anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E shtunë, 2 dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe reshje lokale në veri në veri. Në mbrëmje reshjet do të shtrihen edhe në zonën qëndrore. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      10/14°C

- Zonat e ulëta       14/22°C

- Zonat bregdetare 16/23°C

Kosovë

Kosova për dt. 02 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 10°C në mëngjes deri në 15°C – 18°C gradë Celsius në mesditë.

E diel, 3 dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe  reshje shiu me intesitet të ulët deri mesatar. Reshje bore në Alpe. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/12°C

- Zonat e ulëta       11/18°C

- Zonat bregdetare 14/19°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco