1 dhjetor, dita ndërkombëtare kundër HIV-AIDS

1 dhjetor, dita ndërkombëtare kundër HIV-AIDS

14:36, 01/12/2023
A+ Aa A-

Dita botërore kundër AIDS është një ditë që kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988, që ditën kur ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar mbi AIDS-n, kur u fol shumë lidhur me tolerancën, shkëmbimin e hapur të informacionit dhe përvojën në luftën kundër tij.

Në vitin 1988, Organizata e Kombeve të Bashkuara shpall 1 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare kundër AIDS-it e njohur ndryshe edhe si Sëmundja e Shekullit.

HIV-AIDS, përgjatë gjysmë shekulli ka vrarë rreth 30-40 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa po aq të tillë aktualisht e mbartin atë si sëmundje. Zyrtarë qeveritarë, organizata joqeveritare dhe individë në mbarë botën e përkujtojnë këtë ditë, shpesh me këshilla edukuese për parandalimin dhe kontrollin e SIDA-s.

Infeksioni HIV shpesh diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta, që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave HIV. Shumica e këtyre testeve japin rezultate brenda ditës, gjë që është thelbësore për vendosjen e diagnozës në të njëjtën ditë, si dhe për trajtimin dhe kujdesin e hershëm.

Grupet që janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me HIV përfshijnë: burrat që kanë marrëdhënie homoseksuale, ata që injektojnë droga, të burgosurit dhe personat që jetojnë në mjedise të tjera të mbyllura, punonjësit e seksit dhe klientët e tyre dhe transgjinorët.

Një dekadë më parë personat e prekur nga virusi HIV humbnin jetën, por sot falë një shërbimi më cilësor dhe mjekimeve me ilaçe kalimi i HIV në AIDS është i parandalueshëm, prandaj testimi në kohë është i këshillueshëm për të nisur në kohë trajtimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco