KAFE SHQETO/ Dukagjin Lipa, ‘investitor strategjik’ në Lushnjë? Sharka: Ja pse është shkelje e ligjit

KAFE SHQETO/ Dukagjin Lipa, ‘investitor strategjik’ në Lushnjë? Sharka: Ja pse është shkelje e ligjit

09:16, 01/12/2023
A+ Aa A-

Së fundmi në mediat online po qarkullojnë lajme që listës së investitorëve strategjikë i është bashkuar edhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur Dua Lipa, i cili është shpallur investitor strategjik në Lushnjë.

Ai po ndërton në zonën e Fierit dhe Lushnjës parkun fotovoltaik me kapacitet prodhimi 100 megavat/orë. Me çmimin 1 euro metri, investimi e tejkalon vlerën e pronës, kështu që siç e njeh ligji, ai bëhet automatikisht dhe pronar i tokës.

Pra, mesa duket ardhjet e shpeshta të Dua Lipës së bashku me babanë e saj në Shqipëri dhe takimet me kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, duket se kishin një qëllim të fshehtë, të kamufluar, përtej asaj që shitej në media si promovim i bukurive natyrore të bregdetit shqiptar.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, Eduart Sharka, ish-kandidat i opozitës për kryetar bashkie në Lushnje dhe ekspert ekonomie.

Sharka u shpreh se ky është një lajm i keq, pasi Lushnja është zemra e tokës bujqësore.

Sharka: Emisioni i 'Piranjave' ka bërë një investigim për një park të vogël të tillë në Plug të Lushnjes, që është zemra e tokës bujqësore. Te e gjithë Bashkia e Lushnjës nuk mund të bëhet fjalë për parqe të tillë sepse ka një tokë të një cilësie të lartë. Nëse ka një klasifikim të tokës së punueshme për produket bujqësore, Lushnja fillon nga A. Për mua ëhtë shkelje me dy këmbë e ligjit. Po lexoja se në Bullgari para një viti kishte filluar arrestimet për falsifikimet e cilësisë së tokës, pikërisht për këto parqe fotovoltaike dhe jam i bindur dhe e them me garanci të plotë që nuk ka shanse të jetë në përputhje me ligjin një sipërmarrje e tillë, sepse Lushnja nuk ka tokë për të humbur për parqe fotovoltaike. Dihet që ne jemi të fundit në Europë për tokë të punueshme për frymë të popullisë. Është dhe ana tjetër që bujqësia është prioritet strategjik tek ne dhe bien ndesh dhe është një lajm shumë i keq në këtë aspekt.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco